Dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë.
Votat pro ishin 155, kundër 115, dhe dy abstenime. Pas votimit, shumica duartrokiti.
Projektligji tani kalon në Senat.
Kujtojmë se ratifikimi i protokollit ndërmjet dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracioni është miratuar dhe nga ekzekutivi italian më 6 dhjetor.
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha pas miratimit se se kostot e marrëveshjes janë më pak se 200 milionë euro dhe fondet do të shpenzohen efektivisht për të luftuar emigracionin e parregullt.
“Kostot vjetore të marrëveshjes janë më pak se 200 milionë dhe do të shpenzohen mirë për të përballuar luftën kundër emigracionit të parregullt dhe janë shumë më pak se ato të sekuestruara nga Policia Financiare për keqpërdorim të superbonusit”, tha Tajani.
