Zoti Mayorkas ka deklaruar se ai nuk ka përgjegjësi për situatën në kufi.

Ekspertë kushtetues dhe madje edhe disa republikanë janë shprehur se hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj zotit Mayorkas nuk ka arritur të provojë “krimet dhe keqpërdorimin e e detyrës” që citon Kushtetuta amerikane si arsye për të ngritur akuzë për shkarkim.

Ky lloj procesi ndaj një anëtari të kabinetit qeveritar është i rrallë dhe pothuajse nuk është ushtruar gjatë 150 viteve.

Në vitin 1876, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj sekretarit të Mbrojtjes William Belknap në lidhje me kontratat qeveritare. Ai dha dorëheqje para votimit.

Pas votimit të kësaj të marte në Dhomën e Përfaqësuesve, akuzat do të dërgohen në Senat.

Demokratët kanë epërsi në Senat, ata kontrollojnë 51 vende dhe republikanët kanë 49.

Ka pak gjasa që demokratët të mbështesin largimin nga detyra të zotit Mayorkas. /VOA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re