Presidenti Donald Trump i ka bërë thirrje amerikanëve që të shmangin dhunën. Teksa Dhoma e Përfaqësuesve po voton për dënimin e tij për nxitjen e dhunës në Capitol, veprim që më pas do të sjellë shkarkimin e tij, zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë deklaron:

“Në mes të raporteve për më shumë demonstrata, unë nxis që të mos ketë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e gjendjes. Faleminderit.”

Nëse Donald Trump fajësohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, gjë që pritet gjerësisht, ai do të gjykohet në Senat. Aty kërkohet një shumicë prej dy të tretave për të kaluar më pas në dënim.

Me ndarjen e Senatit 50-50 midis demokratëve dhe republikanëve, nëse çdo senator demokrat voton për ta dënuar, ata do të duhet ende të mbledhin 17 vota më shumë nga kolegët e tyre republikanë.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re