Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi paketën e ndihmës prej 33 miliardë dollarë të kërkuar nga presidenti Joe Biden për Ukrainën, duke e rritur atë në 40 miliardë dollarë.

Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së Përfaqësuesve miratoi kërkesën e paketës së ndihmës prej 33 miliardë dollarë që Joe Biden paraqiti në Kongres më 29 prill.

Teksa shuma e fondit u rrit në 40 miliardë dollarë, kërkesa e paketës së ndihmës u miratua me votat “pro” të 368 deputetëve kundrejt votave “kundër” të 57 anëtarëve të Dhomës.

Pjesa më e madhe e fondit në fjalë do të ndahet për ndihmën për mbrojtjen e Ukrainës.

Për zyrtarizimin e paketës është e nevojshme që ajo të miratohet nga Senati dhe më pas të paraqitet për miratim të presidentit Biden.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re