Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve (Dhoma më e ulët e Kongresit amerikan) ka dënuar shtypjen e dhunshme të myslimanëve Rohingya të Mianmarit dhe apeluan deri te Presidenti Donald Trump për të vendosur sanksione mbi ushtrinë e këtij vendi.
Rezoluta në Dhomën më të ulët të Kongresit të SHBA-ve thotë se sanksionet duhet të përfshijnë “ata që janë përgjegjës për abuzimet e të drejtave të njeriut, përfshirë anëtarët e ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë të Mianmarit-s”.
Rezoluta jo-obliguese, që reflekton opinionin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, poashtu denoncoi “spastrimin etnik vrasës dhe mizoritë kundër civilëve” në Mianmar.
Njëkohësisht, kjo Dhomë i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit të lejojë që refugjatët vullnetarisht të kthehen në shtëpitë e tyre “pa kufizime të panevojshme”.
Sipas OKB-së, që nga 25 gushti mbi 625 mijë myslimanë Rohingya kanë kaluar nga shteti perëndimor i Mianmarit në Rakhine në Bangladesh.
Refugjatët kanë ikur nga një operacionet ushtarake në të cilin forcat e sigurisë dhe fanatikët budist kanë lënë të vrarë burra, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë djegur fshatrat e myslimanëve Rohingya.
Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, Abul Hasan Mahmood Ali, në muajin shtator tha se rreth 3 mijë myslimanë Rohingya janë vrarë në shtypje.
Myslimanët Rohingya, nga OKB-ja të përshkruar si njerëzit më të persekutuar në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetëra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.
OKB-ja dokumentoi përdhunimet në masë, vrasjet, përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga personeli i sigurisë. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të paraqesin krim kundër njerëzimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re