Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas dhunës brutale që pjesëtarë të fisit Rraja ushtrojë ndaj dy personave në Krujë.

Shehu shkruan se jo vetëm mjekët, por asnjë njeri normal nuk mund ta gjejë më veten në një ambient të tillë. Ai shton se shteti nga ana tjetër përgatit ligje për të kthyer mjekët në skllevër pune të detyruar.

Sipas tij ligje të tilla vetëm përkeqësojnë këtë gjendje katastrofale, ndërsa thekson se duhen strategji, iniciativa dhe mundësi për të mbajtur dhe veçanërisht për të kthyer mjekët në atdhe.

Deklarata e plotë e Tritan Shehut

Mjeket largohen, mjaftojne keto pamje qe te ikin te gjithe nga “syte kembet”!

Jo vetem mjeket, por asnje njeri normal nuk mund ta gjeje veten ne nje ambjent te tille!

Dhe shteti ku eshte?

Ai vetem pregatit ligje per te kthyer mjeket ne “skllever” pune te detyruar!

Sepse ketu kemi te bejme jo thjesht me keto akte barbare, por me nje renie kohe gjate te shtetit.

Apo nje kriminalizim te tij!

Ne keto kushte nuk ka ligj represiv, qe mund te pengoje mjeket, shqiptaret ne terresi te braktisin vendin.

Prandaj ligje te tilla vecse perkeqesojne kete gjendje katastrofale.

Duhen strategji, incentiva, mundesi per te mbajtur e vecanerisht per te kthyer mjeket ne atdhe!

Dhe mbi te gjitha duhet nje shtet i te drejtes, ne mbrojtje te dinjitetit njerezor, specialistit, barazise para ligjit, i orientuar e i afte te stimuloje e mbeshtese progresin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re