Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas dhunës dhe prishjeve të banesave te zona e “5 majit” në Tiranë.

Rama tha se ato pamje do t’i shikoni gjithmonë pasi sipas tij nuk është dhunë por është ushtrimi i forcës së ligjit.

Edi Rama në dalje të selisë së PS-së:
Dhuna dhe prishja e banesave tek zona e “5 majit” – “Ato janë pamje të përsëritura dhe në emër të shkeljes së ligji. Gjithë banorëve u është dhënë qartësisht drejtim dhe të gjithë përfitojnë të drejta që i takojnë, po zhvillimi i këtij vendi dhe projekteve s’merret peng nga askush. Ato pamje do të shikoni gjithmonë, pasi nuk është dhunë por është ushtrimi i forcës së ligjit gjithë ata që i dalin para shtetit dhe ligjit. Opinioni i gjithëve është dëgjuar me dhjetëra herë, banorët nuk janë të hedhur në rrugë të madhe por secili ka marrë mundësinë e tij siç i takon. Ne do të rindërtojmë të gjithë apartamentet për të pastrehët, askush nuk mund të imponohet kominitetit dhe shtetit për të marrë atë që nuk u takon. Atyre i është ofruar kompensim, në demorkaci do të dëgjohen të gjithë por nuk mund të marrim kurrë asnjë vendim.

Kërkesa e Erdogan për FETO – “Ne nuk i kemi asnjë borxh presidentit Erdogan, as ai s’na ka asnjë borxh ne sepse mes miqësisë vëllazërore nuk ka borxhe të jemi të qartë. Problemi yt është që t’i kërkon përgjigje siç e do ti, pyetja është e jotja, unë ta dhashë përgjigjen.
Ne jemi PS që hyjmë vetëm për të fituar s’ka asnjë rezultat tjetër. Në këtë rast janë zgjedhjet vendore ne nuk do të bëjmë një betejë që do të mbulojë ekranet nga mëngjesi në darkë, unë do të fokusohem tek këshilli kombëtar. Do tu bëjmë hyzmetin e nevojshëm këtyre zgjedhjeve. Nuk jemi në kushtet kur është e nevojshme për të bërë parashikime të asaj natyre. Vota në Shqipëri është më e lirë seç ka qenë kurrë më parë.

Dihet që ne jemi në aleancë me qytetarët dhe zhvillimi kombëtar është për të shtrirë këtë aleancë në të mirë të qytetarëve. Është një proces ndërveprimi mes një qeverie dhe meje që duhet të jemi më pranë të gjithëve pa dallim dhe qytetarëve që i drejtohen qeverisë. Në këtë sens do të shkojmë në këto zgjedhje të pjesshme me të njëjtën frymë.

Unë jam më i angazhuar tek këshillimin kombëtar sesa gkjëra të tjera sepse është hera e parë që ndodh. Pyetjet që kërkojnë përgjigje që do të merren nga populli, është një nismë që ka emocionin e nismës së parë, nuk e dimë si do të shkojë, le të marrin pjesë të gjithë dhe mos e paragjykojmë. K3ëto zgjedhje ne jemi PS dhe jemi njisha dhe ne nuk bëhemi dot dysha se i bie të përkulet, këto zgjidhje kanë rëndësinë e tyre kemi objektiv fitoren, nuk do të doja të merresha me opozitën që është në proces agonie me dy kufoma mu në mes të atij lisi që s’dinë çfarë ti bëjë ti mbajë a ti heqë”, përfundoi Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re