Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar shokuese dhunën e ushtruar nga fisi Rraja ndaj dy kushërinjve. Në një reagim në rrjete sociali, Meta shkruan se dhuna e shfaqur në video ka emrin e kryeministrit Rama dhe regjimit që ai ka instaluar.

 

Në të njëjtën kohë, Meta akuzon autoritetet për mosveprim, duke thënë se mbrojnë të “fortët e Rilindjes”.

 

Megjithatë ai bën thirrje që policia të veprojë dhe të vërë para përgjegjësisë autorët.

 

Reagimi i Metës:

 

Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

 

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

 

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re