Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, është shprehur se dhuna e anëtarëve të fisit Rraja ndaj 2 kushërinjve Maja në Fushë-Krujë, është një sfidë e hapur ndaj shtetit.

Komentet Murati i bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se publikimi i filmimit nga ana e Rrajave ishte një mesazh për të treguar se “këtu sundojmë ne”.

Ai tha gjithashtu se priste një reagim më të fortë nga ana e opozitës dhe mendonte se ata duhet të dilnin në terren.

“Rasti Rraja është pika e fundit që derdhi ujin nga gota. Gjatë gjithë muajit të fundit janë shënuar ngjarje të rënda. Kjo ishte një lëvizje për t’u distancuar përfundimisht nga fisi Rraja. Sensibiliteti me ngjarjen ishte aq i madh, saqë Rama diti ta lexojë këtë revolt, duke bërë maksimumin dhe duke larguar ministrin e Brendshëm.

Kjo ishte një sfidë ndaj shtetit. Fakti që rrihen dy persona që kanë kërkuar mbrojtjen e shtetit, kjo është sfidë për Policinë, për Prokurorinë. Publikimi i filmimit është një mesazh që këtu sundojmë ne. Unë do të kisha pritur një reagim më të ashpër, qoftë duke vizituar të plagosurit në spital, qoftë duke takuar komunitetin, ndërkohë që opozita nuk zbriti në terren.

Prisja që opozita ta kapitalizonte politikisht këtë ngjarje. Besoj që opozita nuk ka qenë në mendjen e Ramës kur e ka vendosur Ballën aty. Unë jam i mendimit që personazhet kryesorë të qeverisë duhet të jenë persona politikë”, është shprehur Murati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re