Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në shtëpinë e të moshuarëve në Pejë, ku një grua ra pre e dhunës nga infermierent që punonin në këtë institucion.

 

Kurti, në një postim në Facebook, shkruan se institucionet përgjegjëse kanë reaguar, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për të moshuarit, si shtresa që ka kontribuar më shumë në shoqëri.

 

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

 

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, shkruan Kurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re