Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Elbasan, aty ku do prezantojë kandidatët për deputet të këtij qarku.

Rama ka komentuar dhe dhunën e ushtruar nga ana e kandidatit për deputet të PD Luçiano Boçi ndaj biznesmenit Gjergj Luca, duke u shprehur se nëse do ta k,ishte bërë balla këtë punë, nuk do të rreshte kuja në dyer e Europës.

“Ky skuthëllëk është tipar i politikës së tyre, ne do të respektojmë regullat. Do të gjejmë mënyra për të angazhuar njerëzit, por nuk do biem pre e tufologjisë që në vitin 2021 në mes të një pandemie kur shohim se cfarë po ndodh, Shqipëria të kishte si alternativë zgjedhjeje një opozitë që të ishte kaq e papërgjeshme, e boratizuar, kjo do dukej e pamundur.

Nuk ka ndryshuar natyra vulgare e politikës së vjetër që mëshirohet sot në koalicionin e ri.

E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi, si Gjergj Luca të kishte qënë cilido prej nesh, prej djemve burrave, sikur grushtuesi, grabitësi i telefonit të rij, dhunuesi i tij të ishte Taulant, Florenci, cilidoqoftë, cfarë do kishin bërë.

Sa email, telefonata do kishin derdhur në Europë, do na kishin vënë kujën, por ne e kemi të qartë që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Ata e kanë të qartë se nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, deklaroi Rama

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko