Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59 vjecar në Tepelenë.

 

Vëllai  i një nxënëseje 13 vjeçare në shkollen 9-vjeçare të Tepelenës, Alvi Gumeni është vetëdorëzuar para pak në Policinë e Tepelenës duke dhënë spjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik Kleanthi Laçi një ditë më parë.

 

Gumeni është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes të motrës për ndihmë pasi 13 vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59 vjeçar.

 

Pavarësisht kësaj ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re