Pamjet e një trajneri që rreh lojtarin e tij, ndodhur kjo në kampionatin e futsalit në Serbi, kanë bërë xhiron në disa media rajonale.

Peotagonist është Milivoje Batinica, për të cilin thuhet se si një nga themeluesit e Partisë Përparimtare Serbe, është akuzuar dhe për krime lufte në Kravicë afër Srebrenicës në vitin 1995.

Madje ka një proces gjyqësor ndaj tij dhe disa emrave të tjerë, por ende pa ndëshkim.

Mediat boshnjake komentojnë se dhuna e tij ndaj lojtarit është tregues i asaj çfarë përfaqëson  Milivoje Batinica, natyrën e tij agresive që e ka çuar dhe ne krime nacionaliste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re