Pas përplasjes që ndodhi në Elbasan gjatë vizitës së dy palëve politike Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar dhe Rudina Hajdari e cila do të përfaqësuesja e Partisë “Thurje” në Elbasan.

Nëpërmjet rrjeteve sociale Hajdari shkruan se bandat politike PS-PD tregojnë degradimin e klasave politike që nuk kanë ide por vetëm muskuj.

Sipas saj fushata elektorale nuk mund të jetë garë grushtash dhe sharjes por duhet të jetë garë për të ardhmen e njerëzve.

“Përplasja e dhunshme sot, mes militantëve të PS e PD në Elbasan, është pasqyra më e qartë e degradimit të kësaj klase politike e cila nuk ka më ide por vetëm muskuj.

Teksa qytetarët kishin dalë për të shijuar ditën e verës, bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë duke prishur gjithë atmosferën dhe duke shkaktuar panik.

Fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh, sharjesh, grushtash apo armësh, por garë idesh dhe projektesh mbi të ardhmen e njerëzve.

Qytetarët nuk mund të zgjedhin mes dy bandave por duhet të zgjedhin mes ideve që konkurrojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.

Koha ta mbyllim këtë kapitull të shëmtuar dhe të shohim nga e ardhmja.

Në 25 Prill mos i voto më bandat”, shkruan Hajdari./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re