Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka dënuar dhunën e policisë së shtetit ndaj grave dhe vajzave që protestuan kundër rritjes së çmimeve.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Braimllari ka postuar videon e dhunës të ushtruar nga uniformat blu duke vendosur theksin tek Rama i cili sipas tij po përdor çdo mekanizëm për të goditur një protestë qytetare.

Endrit Braimllari:
“Policia e Shtetit ne kundershtim me ligjin po perdoret politikisht duke shoqeruar ne menyre ç’njerzore grate dhe vajzat e reja te cilat moren pjese ne nje proteste paqesore.
Edi Rama po perdor çdo mekanizem per te goditur protesten qytetare.
Oligarket, kartelet e kontrabandes se naftes jane bere njesh me Kryeministrin duke dhunuar grate, nenat te cilet protestojne per rritje e çmimeve.
Qeveria Rama peng e karteleve te naftes dhe e grupeve kriminale.
Qytetaret ne meshire te fatit”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re