Jozefina Topalli tregon momentin kur ka qenë në selinë që sot është FRD dhe sipas saj presidenti Ilir Meta atëherë e ka rrethuar me tanke.

“Tani unë kam një histori me atë godinë. Unë jetën time politike e kam në atë godinë. Ajo ka qenë Partia Demokratike. Ajo ka qenë beteja për demokratizimin e vendit. 

Ka qenë kryeministër ai që sot është president dhe na ka rrethuar neve me tanke. Ky që bën sikur preket. 

Pjesa tjetër e ka provokuar dhe ata janë më të zinj, se provokojnë, se nganjëherë është më i keq provokuesi sesa goditësi. 

Por mund t’ia hedhin disa shqiptarëve, por jo mua. Kam qenë në atë godinë kur na ka rrethuar me tanke, me ushtri, me polici me armë dhe na ka marrë dhe na ka çuar në polici, partinë. Kam qenë nënkryetare partie dhe nënkryetare parlamenti. 

Kështu që prandaj them që kam shumë frikë në një linjë konflikti. Dhe një gjë tjetër do ta them për shqiptarët, për shkak të eksperiencës, jo se di më shumë se të tjerët.

Sikur çdonjëri prej jush ta dinit se sa frikë ju kanë politikanët, ju do të bëheshit të gjithë bashkë për t’i larguar të tre këta bashkë. 

Por secili prej jush, unë e di që mendon se nuk ndryshon asgjë, mendon se të gjithë janë njëlloj, mendon të rrijë në shtëpi se nuk ndryshon gjë. 

Në qoftë se rrini në shtëpi dhe nuk shkoni për të votuar, njerëzit më të kënaqur prej kësaj janë Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin. Dilni dhe votoni kundër të treve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re