Skip to content

Dhuna ndaj 2 gazetareve të Fax News, reagojnë Lëvizja dhe Asocacioni i Gazetarëve: E dënojmë ashpër, po përpiqen të censurojnë mediat

Dhuna ndaj gazetarëve po kthehet në një fenoment të përsëritur gjatë kohëve të fundit. Vetëm gjatë javës që kaloi janë shënuar dy raste të rënda ku janë dhunuar 2 gazetare të Fax News të cilat ndodheshin në krye të detyrës duke raportuar lajmet që ndodhin në vend.

Në mbrojtje të tyre kanë reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të kosovës dhe Lëvizja e gazetarëve në Shqipëri të cilët solidarizohen me rastet e ndodhura dhe bëjnë thirrje për dënimin e agresorëve.

Reagimi i Plotë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës:

AGK solidarizohet me gazetarët nga Shqipëria pas një serie incidentesh

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, solidarizohet me komunitetin e gazetarëve nga Shqipëria, në kohë kur sulmet dhe pengimi për të kryer punën e tyre ka shënuar rritje shqetësuese.

Vetëm në javën e fundit, dy gazetare të Fax News kanë qenë cak i sulmeve. Gazetarja, Besarta Demushaj, është kërcënuar dhe sulmuar nga një biznesmen dhe shoqëruesi i tij, kurse një ekip televiziv është penguar nga punëtorët bashkiakë të raportojnë nga një protestë e banorëve në Vorë.

AGK-ja pret që këto raste do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Shqipëri.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim shqetësues është vendimi i KLP-së që nëpërmjet formës së akreditimit tenton të censurojë gazetarët dhe mediat. Një formë e tillë e censurimit ua mohon qytetarëve të njoftohen me punën dhe vendimet e një organi shumë të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare.

AGK-ja mbështetë plotësisht të gjithë ata që ngrenë zërin për një ambient më të sigurt të raportimit.

Reagimi i Plotë nga Lëvizja e Gazetarëve të Shqipërisë:

STOP DHUNËS NDAJ GAZETARËVE
✅Lëvizja e Gazetarëve dënon ashpër dhunën ndaj kolegës së FaxNews, Besarta Demushi.
Policia ka prangosur dy dhunuesit të cilët do të përballen me ligjin.
Inkurajojmë Prokurorinë e Tiranës të kryej hetime të plota për dy dhunuesit e të jap ndëshkimim maksimal ligjorë.
Inkurajojmë Besartën të vazhdojë me forcë e vullnet këtë profesion fisnik.
✅Ne do jemi pranë saj edhe në ndjekien e proçesit gjyqësorë ndaj dhunuesve të medias e koleges tonë.
Ky rast tregon se STATUSI duhet të jetë mbrojtia jonë dhe arsya për të qenë bashkë dhe krah njëri tjetrit deri në miratimin e tij.
Kurajo Besarta🙏

/faxweb