Dhuna ndaj një fëmijë 3 vjeç në Fushë Kosovë nga edukatoret në kopësht shkaktoi një reagim të madh në opinionin publik. Edukatoret dhe kuzhinierja e kopshtit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim.

 

Gazetarja Vlora Selimi në një intervistë për emisionin 7pa5, ka raportuar pretendimet e edukatoreve.

 

Sipas saj, ato kanë thënë se qëllimi i tyre ishte mbështetja e fëmijës për të qenë i barabartë me bashkëmoshatarët e tjerë, ndërsa theksojnë se i mituri ka shprehur revoltë në  momentin e ngjarjes që ndodhi.

 

Pretendimet e tyre sipas gazetares janë bërë publike nga avokatët e tyre.

 

“Kanë qenë avokatët e palëve që kanë hedhur poshtë pretendimet e familjarëve, me arsyet se nuk janë sjellë në mënyrë të mbrapshtë ndaj fëmijës, por janë munduar ta trajtojnë njësoj si të tjerët dhe ti ofrojnë ndihmë në mënyrë që të jetë i barabartë me fëmijët e tjerë. Sipas tyre, fëmija ka shprehur revoltë dhe ato janë munduar që ta afrojnë me të tjerët”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko