Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dënuar dhunën ndaj avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi. Me anë të një postimi në Facebook, Manja thekson se çdo formë dhunë meriton ndëshkimin e drejtësisë.

“Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë! Mbështes fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi!”, shkruan Manja.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po çonte famijen e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut.  Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia  ka identifikuar dy prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.

Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët  janë urdhëruar nga  Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re