Skip to content

Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati, reagon Belind Këlliçi: Imagjino çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm

nallbati

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar për dhunën ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Këlliçi shkruam se kur dhunohet një Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në këtë formë, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.

“Kjo video e dhunimit brutal e të qëllimshëm të kolegut Bledion Nallbati, tregon çfarë ndodhi realisht sonte në Tiranë!

Kur dhunohet një Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në këtë formë, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.

Edi Rama, ky barbar që qëndron në zyrë, vetëm per të vjedhur Shqipërinë me bandën e tij, e ka fundin në koshin e plehrave të histories”, shkruan Këlliçi në mesazhin e tij në rrjetin social faceook.