Drejtori i OSHEE në Lezhë, Edmir Perndreca, është dhunuar mbrëmjen e sotme.

 

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se konflikti që ka degraduar në dhunë ka nisur për makinën.

 

Perndreca, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e punës është goditur nga pas nga një makinë tjetër.

 

Pas konflikti mes shoferëve, kanë ndërhyrë pasagjerët e mjetit tjetër dhe kanë dhunuar drejtorin e OSHEE.

 

Lezhë / Informacion paraprak

 

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë,  automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

 

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re