Policia e Lezhës ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj drejtorit të postës Pjerin Çuku.

 

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se kanë qenë dy persona që kanë rrahur me grushte Çukun dhe më pas janë larguar me vrap nga vendngjarja.

 

Policia ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Lezhë / Informacion paraprak

 

Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte  me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re