Dhuna ndaj mjekëve ka qenë një nga problemet kryesore me të cilin është përballur personeli shëndetësor në muajt e parë të këtij viti. Që nga janari janë të paktën 4 raste të denoncuara agresioni në krye të detyrës. Profesori dhe mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se kjo dhunë sjell pasoja të mëdha në imazhin e mjekut si dhe në punën e tij.

 

Pasojat janë të mëdha duke filluar nga vete personi, pas një dhune të tillë ti jeton me problematike që kjo dhunë ka, pra është problematik psikologjike në radhë të parë. E dyta është problematika që lidhet me punën, pra ti nuk je i qetë. A do mundet dot që po ky person të bëj po të njëjtin proces në të njëjtën mënyrë që ai donte ta bënte në fillimi dhe që vazhdimisht shikon te pacienti atë person që është agresor. Krijohet një imazh jo pozitiv sepse ky imazh nje mjek ose një infermier do ta ndjeke për shumë vite, do ti thuhet, doktor ke patur edhe një rast të tillë ti, pra do ta ketë si këmborë edhe pas shumë vitesh.

 

Por dhuna ndaj mjekëve është e pranishme edhe në formë psikologjike.

 

Po. Është e vërtete që ne kemi jo vetëm dhunën fizike që është ekstrem, por kemi edhe dhunën psikologjike qoftë edhe kanosjen ndaj personelit dhe mënyra e komunikimit qoftë edhe e një familjarit.

 

Duke u nisur nga rastet e dhunimit të bluzave të bardha, ministria e shëndetësisë ka hartuar një draft për të bërë ndryshime në kodin penal.

 

 

Gjatë ditëve në vijim, pritet që bluzat e bardha të dalin me një platformë për përmirësimin e kushteve në punë si dhe për rritjen e sigurisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re