Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e ka cilësuar një krim të vërtetë ngjarjen e Lezhës ku u dhunua një mjek dermatolog këtë të enjte.

 

Në një reagim në “Facebook”, Shehu nuk nguron të bëjë fajtore qeverinë në lidhje me këtë ngjarje, pasi sipas tij, dhuna ka ardhur si rezultat I kishteve të vështira me të cilat punojnë mjekët.

 

“Nje ngjarje e shemtuar dhune e agresioni ndaj mjekeve ka ndodhur aktualisht ne spitalin e Lezhes. Eshte agresuar rende mjeku dermatolog ne ambjentet e spitalit, gjate ushtrimit te detyres se tij. E pa tolerueshme kjo, krim i vertete. Pasoje jo thjesht e problemeve te medha qe ka sistemi i yne shendetesor, por dhe e nje histerie keqedashese te drejtuar ndaj personelit te tij, pikerisht per te hedhur padrejtesisht pergjegjesite mbi ate. Mjeket e personeli i yne shendetesor ne kushte shume te veshtira pune, privime te medha teknike e logjistike, pagesa qesharake, po perpiqen te bejne me te miren e mundedhme ne kete realitet ku eshte katandisur nga Rilindja, shendetesia jone.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re