Prokuroria e Tiranës ka njoftuar nisjen e hetimeve për dhunën e shpërthyer në protestën e banorëve të Unazës, pranë parlamentit.

Siç sqarohet në njoftim, po dokumentohet gjithçka ka ndodhur, e që siç kuptohet, punë orësh dhe do ia behin arrestimet e para

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me juridiksion të Përgjithshëm, me datën 22.11.2018 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.9146, për veprat penale të:

1.Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal.

2.“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).

3.“Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.

4.“Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe edënueshme nga neni 262 i K.Penal.

5.“Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme nga nenet 274-25 të K.Penal.Pas regjistrimit të procedimit penal është krijuar grupi hetimor në përbërje të të cilit janë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Në drejtimin e prokurorëve janë kryer veprimet e para proceduriale, që kanë të bëjnë me kqyrjen e vendit të ngjarjes, fiksimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve, në Spitalin e Traumës në Tiranë, identifkimin nëpërmjet pamjeve filmike, si dhe në bashkëpunim me punonjësit e policisë, të personave që kanë kryer veprime konkrete, me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë së tyre.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonës policie, mes tyre dhe shtetësja I. M, me dëmtime të rënda të shëndetit, punonjëse policie e repartit special “Shqiponja”. Po ashtu në Spitalin e traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe tre qytetarë, pjesmarrës në protestë.

Veprimet në lidhje me këtë çështje penale vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave të kryera, si dhe arrestimin e personave përgjegjës dhe dërgimin e tyre para Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Pikëpyetja më e madhe është nëse mes të arrestuarve do ketë dhe figura politike të opozitës. Disa prej tyre ishin në mes të turmës që u përplas me policinë, ndonëse media, në raportimet e saj nuk ka nominuar ndonjë emër konkret si të implikuar direkt në dhunë.   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re