E ftuar në “Politik On”, ku mes të tjerash po diskutohet edhe mbi shoqërimin e dhunshëm në polici të gazetarëve, nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PS Vasilika Hysi është shprehur se çdo lloj dhune në ambientet e komisariateve është e gabuar.

Sipas saj, nuk duhet të presim nga policët që të njohin çdo gazetar.

“Rastin e Xhoit e mësova tani. Po e besoj ashtu sikur po e thotë. Kushdo qoftë jo vetëm një gazetar, por çdo qytetar, nuk mund të goditet. Nuk mund të përdoret as dhunë fizike e as dhunë psikologjike. Përveç në rastet kur personi kërkon të kundërshtojë e me rradhë. Ka një procedim. Ka filluar një procedim dhe kjo është pozitive. Dhe t’ia lemë organit të prokurorisë për të vërtetuar.

Nga ana tjetër, në ngjarje të tilla, në protesta, përdorimi i forcës ose i dhunës, është e dënueshme, sidomos ndaj gazetarëve. Që një polic duhet të njohë gazetarët, kjo nuk mund të ndodhë. Një punonjës policie nuk mund të dijë çdo gazetar“, tha ndër të tjera Vasilika Hysi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re