Skip to content

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Universiteti i Tiranës: Dënojmë sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë, stafi ynë ndodhet pranë familjes së tij

Universiteti i Tiranës dënuar dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, UT shkruan se presin nga policia dhe prokuroria të gjenden autorët e këtij sulmi të rrezikshëm.

Ndër të tjera Universiteti i Tiranës shprehet se stafi gjendet pranë familjes së Sokol Mëngjesit.

Universiteti i Tiranë- Reagimi për Sokol Mëngjesin

UT dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi!

Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.

Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit.

Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi.

“”