Izolimi i studentëve protestues brenda fakulteteve mbrëmjen e kaluar e cila u shoqërua edhe me përplasje fizike midis tyre dhe efektivëve të policisë ka nxitur reagime të shumta në radhët e politikës por jo vetëm.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kerpaçi përmes një statusi në facebook denoncon një video ku sipas saj është terror i policisë ndaj studentëve.

Ajo përkrah videos shkruan se, Edi Rama nuk është me studentët por kundër tyre dhe kundër çdo shqiptari.

Statusi i plotë:

Terrori i policise se Edi Rames Kunder studenteve!

Edi Rama nuk eshte me studentet, ai eshte kunder cdo Shqiptari!

Perballja e gjithe shoqerise me kete pushtet antishqiptar, kriminal, autoritar e antidemokratik eshte e vemtja menyre per te plotesuar kerkesat e studenteve e shpetuar jeten e femijeve te pafajshem te familjeve Shqiptare!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re