Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter, ka falenderuar shqiptarët që kanë shprehur shqetësimin dhe i kanë qëndruar në krah amerikës gjatë zhvillimeve të protestës së dhunshme në “Capitol Hill”.

Kim dënon dhunën e shfaqur në Kongres por thekson se liria e tubimit është thelbësore në demokraci.

“Shumë shqiptarë miq kanë shprehur tronditje dhe shqetësim rreth sulmit të fundit mbi Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj për qëndrimin me ne. Dje, Presidenti Trump e bëri të qartë se

Amerika është & duhet të mbetet një komb i rendit dhe ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim.

Pres Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve tona dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit në 20 Janar.

Çfarë ShBA këshillon për të tjerët zbatohet edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e mbledhjes janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit.

Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk guxon të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. ShBA do të dalë më e fortë dhe më e mençur pas kësaj sprove të demokracisë sonë. Ata prej nesh që besojnë në demokraci duhet të rimarrë për ta çmuar dhe mbrojtur atë gjithnjë” , shkruan Kim në Twitter.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re