Presidenti amerikan Donald Trump iu është drejtuar mbështetësve të tij të cilët protestuan sot dhùnshëm duke pushtuar dhe Capitol Hill ndërsa Kongresi po certifikonte Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale 2020.

“E di që jeni të lënduar dhe e di që na vôdhën zgjedhjet, por duhet të shkoni në shtëpi tani.

Duhet të kemi paqe, rend dhe e di që është periudhë e vèshtirë. Dhe kjo erdhi për shkak të asaj që morën nga unë, ju dhe ne të gjithë. Ju duam, jeni të veçantë dhe e di si ndiheni por shkoni në shtëpi dhe shkoni në paqe”, tha ai.

Deklarata e Trump erdhi menjëherë pas Apelit të presidentit të sapozgjedhur Joe Biden:

“Demokracia jonë është nën sulm. Një sulm ndaj të zgjedhurve të vendit. Një sulm ndaj forcave të rendit. Më lejoni të jem i qartë skenat e sulmit nuk përfaqësojnë Amerikën e vërtetë. Shohim një numër të vogël ekstremistësh. Kjo është anarki është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet në mënyrë që demokracia të ecë përpara. I kërkoj presidentit Trump që të dalë në televizion që të mbajë betimin e tij ndaj Kushtetutës dhe të kërkojë që kjo kapje e Kapitolit të përfundojë. Është kërcënuar siguria e zyrtarëve. Jam i shokuar që kombi ynë që ishte një fanar ndriçues i demokracisë në botë ka mbërritur deri këtu”, tha ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re