Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar ndaj arrestimeve të fundit për dhunë në familje apo edhe shantazhe në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në Facebook, ministri thotë se është rritur vigjilenca e Policisë së Shtetit për këto rast.

Balla ka bërë edhe bilancin e 24 orëve të fundit, duke informuar se në pranga kanë vënë 15 persona.

“Është detyra jonë, detyra e Policisë së Shtetit të rritim vigjilencën, të reagojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të marrim masa për të parandaluar dhunën ndaj vajzave dhe grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit.

Përgëzime Policisë së Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin”, shkruan ministri i cili thekson se “Inkurajon viktimat e dhunës, të denoncojnë në Polici këto raste se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”.

Ndërkohë në një tjetër postimi, ministri thotë se Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjet nëpërmjet megaoperacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Fier dhe në Lushnjë, janë goditur 3 raste të armëmbajtje pa leje, dhe në Tiranë 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Janë sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikovë, armë të ftohta, sasi të mëdhaja municioni luftarak dhe lëndë narkotike. Pres të tjera rezultate në luftë kundër krimit në përgjithësi dhe kundër krimit të organizuar në veçanti”, shkruan ministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re