Home SHQIPERIA Dhuna në familje, gjykata jep urdhër mbrojtjeje pa “mbrojtje”

Dhuna në familje, gjykata jep urdhër mbrojtjeje pa “mbrojtje”

0

Ky është nje urdhër mbrojtjeje i lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Ai detyron burrin qe te qëndrojë larg gruas dhe fëmijëve, pasi mund te ushtroje dhune mbi ta.
 
Trupa gjykuese ka vendosur qe burri te mos i afrohet më shumë se 10 metra bashkëshortes. Por kjo është thjesht e pamundur, pasi që të dy jetojnë në të njëjtën shtëpi.
 
Avokatja Vjollca Pustina tregon se vendime te tilla ka shume. Kjo vjen si pasoje e kushteve te vështira ekonomike qe kane familjet. Një zgjidhje, sipas saj, është vendosja e byzylykëve sinjalizues në trupat e burrave dhunues.
 
Sociologu Gezim Tushi thotë se ne momentin qe ka dhune midis burrit dhe gruas, ata s’duhet te rrinë me se bashku, per shkak se mundësitë qe problemet te vazhdojnë jane te mëdha. Bashkitë ne çdo qytetet sipas tij, duhet te përcaktojnë nje numër te caktuar te banesave sociale dhe t’ua japin grave te dhunuara.
 
Shtimi i dhunës në familje sipas sociologut, vjen për shumë faktorë, por dominues është varfëria dhe mentaliteti. Prej periudhës janar-gusht 2017, vetëm gjykata e Tiranës ka lëshuar rreth 600 urdhra mbrojtjeje për femrat.