Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babain e saj, Gjergj Zaharia lidhur me skandalin në familjen mbretërore.
Gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.
Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Leka.
Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.
Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Ndërsa u vendos pafajësia për Elia Zaharinë për akuzën e dhunës në familje, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
“Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Elia Zaharia Zogu, pēr veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të Leka Zogu në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në vendim.
Vendimi i Gykatës:
Gjykata, nẽ zbatim te neneve 130/a/1/4 – 48 – 49 – 53 – 59 – 60 – 61 – 62 te Kodit Penal, si dhe të neneve 406, 379 – 384, 388/1/b të Kodit të Proçedurës Penale,
VENDOSI:
Deklarimin fajtor të të pandehurit L. Z. për veprën penale te “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal në dëm të viktimës Gj. Z. dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit L. Z. për veprën penale të “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të viktimës E. Z. dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
Në aplikim tê nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dēnimeve për tê pandehurin L. . Z. në një të vetëm atë prej 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim.
Nê aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht qẽ gjate kohës sẽ provës, e pandehuri tê mos kryejë asnjë vepër tjeter penale.
Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
Në zbatim tẽ nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.
Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë te këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjeherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës Tiranë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj. Z., për veprën penale “Dhuna në familje“, parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal nẽ dëm të L. . Z., dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
Ne aplikim tẽ nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e 1/3-ës së dënimit, duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Gj. Z., me 6 muaj e 20 dite burgim.
Në aplikim tê nenit 59 te Kodit Penal, Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë per një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.
Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë të këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës, Tiranë.
Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E. Z. Z., pēr veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të L. . Z., në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Shpenzimet proçedurale, si dhe ato giyqësore në terësi, i ngarkohen të pandehurve (të deklaruar fajtorë) në mënyrë solidare.
Kunder këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjete) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.
U shpall, sot nẽ Tiranë, në datë 20.01.2025
Fundi i martesës dhe skandali në familjen mbretërore
Familja mbretërore ka qenë kryefjala përgjatë viti të kaluar. Ishin pikërisht festat e fundvitit 2023, që zbuluan edhe ndarjen e Princ Lekës me Elia Zaharian. Pas një historie 15-vjeçare, duket se përrallës me princ i erdhi fundi dhe një fund me shumë zhurmë mediatike.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.
Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin.
Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit, aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës.
Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2. Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish, ose do të nisë një bashkëjetesë, do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore. Në vendim, gjithashtu, thuhet se aktorja ka s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”.
Marrëveshja e firmosur mes tyre përcakton edhe takimet që Princ Leka do të ketë me Geraldinën, ku sipas dakordësisë, vajza do të takohet me të atin 2 orë çdo ditë dhe do të shkojë në shtëpinë e tij në fundjavë. Sipas marrëveshjes, Princ Leka do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, shumë e cila përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.
Sipas vendimit të gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën.
Por teksa jeta private për Elian do të mbetet diskrete, jeta publike ka nisur të rilind, duke u përpjekur të pozicionet sërish, por këtë herë jo me titull Princeshë, por si aktore profesioniste. Nga ana tjetër, Princ Leka ka vendosur që jetën sentimentale ta ketë më publike, duke shijuar dashurinë me Blerta Celibashin, këtë herë në sytë e publikut. Në postimet e tij në rrjetet sociale, ai dhe Blerta tashmë janë të pandarë, duke jetuar këtë dashuri pa u fshehur më.