Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar për ngjarjen e sotme ku fisi Rraja dhunoi me shkopinj bejsbolli dhe sende të forta dy kushërinjtë Bilbil Maja dhe Jashar Maja. Ai thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe se Policia e Shtetit po punon për kapjen e të gjithë personave, të cilat janë përfshirë në aktet e dhunshme.

“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë.”, shkruan Çuçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re