Pas dhunës në oborrin mbretëror, në seancën gjyqësore që u mbajt sot, Gjykata ka vendosur që princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia duhet të qëndrojnë 5 metra larg njëri-tjetrit.

Gjithashtu bëhet me dije se fëmijën, Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

Në seancë Elia dhe Gjergji Zaharia ishin të pranishëm, ndërsa Leka është përfaqësuar nga avokati i tij.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

LEXO EDHE: Përplasje fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë pas ndarjes! Si mori fund martesa e tyre, nga romanca e re e 42-vjeçarit, tek dhuna në familje

Kujtojmë se një ditë më parë, në media u bë publik lajmi se Princ Leka kishte denoncuar për dhunë Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për dhunë. Po ashtu edhe Elia Zaharia e kishte denoncuar Princ Lekën për të njëjtën vepër penale.

Ne dëshminë e tij neë Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin.  Ndërsa ka shtuar se gjate konfliktit, Gjergj Zaharia ka marre një statuje prej druri dhe e ka goditur.

Nga video shikohet qe Elia Zaharia e ndjek Princ Leken neper ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70-vjeçar

Ndërkohë qe ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dore dhe tenton te ike, por me njërën dore mban celularin duke filmuar ish-bashkëshorten e tij.

LEXO EDHE: “Më kapi nga duart dhe tentoi të më godasë”- Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë në sy të vajzës, aktorja: Ishte agresiv, ne u vetëmbrojtëm

Dëshmia e Princ Lekës:

Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçari, pasi me ish bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administrates se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marveshjen.

Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish bashkeshorten.

Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te nderosh rrugen kur te me shikosh mua

Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.

Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur’.

Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo.

Gjithashtu edhe babai i aktores ka hedhur poshtë pretendimet e Princ Lekës duke deklaruar se ishte ky i fundit që e dhunoi.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë jo të sulmoj një djalë të ri”, ka dëshmuar Gjergj Zaharia për policinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re