Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur pajisur me urdhër mbrojtje për 6 muaj Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, pasi dhunë në Pallatin Mbretëror.

Sipas vendimit të Gjykatës, ish-çifti mbretëror duhet të mbajë distancë nga 5 metra njëri-tjetri, ndërsa kur Princ Leka duhet të takojë vajzën, Princeshën Geraldina, nën shoqërinë e Dados.

Si aktorja, ashtu edhe 42-vjeçari u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës, ndërsa sollën prova dhe akt ekspertizë për sa i përket pretendimeve për dhunë.

Elia Zaharia do vijojë të qëndrojë në pallatin mbretëtor deri në përfundim të procedurave të divorcit.

Ndërkohë ditën e djeshme (26 mars) Princ Leka festoi ditëlindjen me vajzën e tij, Geraldina.

Pamjet nga festa i ka publikuar vetë Princi teksa tregonte momentin kur frynte qirinjtë dhe shkruante: “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re