Skip to content

Dhuna në Zvërnec – Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli pronari i Major Security, Geraldo Biba

82fc00e9 330c 49d5 ad34 52594b99dd0a

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për një prej rojeve private të përfshirë në dhunën ndaj protestuesve në Zvërnec më 29 maj, duke e liruar nga qelia.

Për Gazmend Vathin, i cili fillimisht ishte lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli vendosi masën “arrest në shtëpi”. Ndërkaq, gjykata la në fuqi masën “arrest në burg” për rojen tjetër, Artur Grani.

Po ashtu, trupa gjykuese la në burg edhe pronarin e kompanisë “Major Security”, Geraldo Biba, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë sigurie.

Sipas hetimeve, këta persona dyshohet se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në dhunimin dhe tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec. Ngjarja e rëndë ndodhi në prani të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët nuk ndërhynë për të parandaluar dhunën.