Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë konferencës për prezantimin e Observatorit të Feminicidit , foli ndër të tjera edhe për dhunën në familje, por edhe atë online.

Balla bëri apel grave dhe vajzave shqiptare të reagojnë dhe të denoncojnë rastet e dhunës.

“Raportoni rastet e dhunës, mos hezitoni. Duhet të nxisim komunitetin dhe nëse përfshimë në këtë koalicion kombëtare , do të kemi shumë më shumë raste të denoncuara” u shpreh ai.

Ministri tha se për dhunën ligjet  i kemi, por shqetësuese sipas tij është dhuna online, e cila momentalisht është e pambuluar me ligj.

Ai shtoi se në lidhje me dhunën online, e cila ka disa forma duhet të iniciohet një ligj, ndërsa theksoi se pak kontakteve të vendosura me tik tok, pritet që e njëjta gjë të bëhet edhe me kompaninë  META, e cila përfshin disa rrjete sociale si  Facebook,  Instagram apo WhatsApp.

“I bëjmë dhe nuk i zbatojmë si duhet ligjet. Ligjin e kemi, por unë e kam merakun te pjesa që se kemi fare, pra ne kemi një situatë që pjesën e dhunës që ndodh online e kemi të pambuluar me ligj. Unë mendoj se duhet të iniciojmë një ligj.

Format e dhunës online:

-Përndjekja kibernetike

-Ngacmimi kibernetik

-Gjuha e urrejtjes në internet

-Abuzimi me imazhin intim pa vullnetin e palës

-Santazhimi seksual 

-Joshje

Kemi vendosur më në fund disa kontakte me kompanitë e rrjeteve sociale, me Tik Tok, presim me kompaninë META. Këtë gjë duhet ta kemi  me vëmendje të posaçme për t’i adresuar” shtoi Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re