Trupat e NATO-s në Kosovë kanë pohuar atë që Prishtina e ka thënë më zë të lartë, pra faktin se në veriun e Kosovës çdo zhvillim e udhëheqin grupet kriminale serbe, pa diskutim të diktuara nga Beogradi.

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, në një konferencë për media të mbajtur të premten tha se është e qartë se prapa protestave serbe në veri qëndrojnë grupe kriminale që tentuan të sulmojnë trupat e KFOR-it.

Gallieni tha se disa ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë protestës në Zveçan.

“Duke filluar nga 29 maji, trupa shtesë të KFOR-it u vendosën në veri të Kosovës pasi katër presidentët u përpoqën të hynin në zyrat e tyre disa ditë më parë. KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të protestave. Gjatë protestës, ushtarët u plagosën nga gurë, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po përpiqeshin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se grupet kriminale fshiheshin pas tyre dhe po përpiqeshin të sulmonin trupat e KFOR-it”, theksoi Gallieni.

Më tej, ai i kërkoi Prishtinës reagim shtetëror, por që kjo e fundit imponohet nga Perëndimi të mos e bëjë.

Më konkretisht, sipas tij zëdhënësit të KFOR-it, detyrë e Policisë së Kosovës është gjetja dhe arrestimi i këtyre grupeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re