Presidenti i SHBA Donald Trump tha se do të ketë një “tranzicion paqësor” të pushtetit, pasi Kongresi konfirmoi fitoren e Joe Biden në zgjedhje.

Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha: “Edhe pse nuk jam aspak dakord me rezultatin e zgjedhjeve, i cili mbështetet nga faktet, 20 janari do të jetë një tranzicion paqësor”.

“Unë gjithmonë kam thënë se ne do të vazhdojmë të luftojmë, në një përpjekje për të numëruar çdo votë. Ndërsa ky shënon fundin e mandatit të parë më të mirë në historinë presidenciale, ai është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, shkroi Trump

Një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë erdhi menjëherë pasi Kongresi konfirmoi votat elektorale në zgjedhje, duke konfirmuar fitoren e Biden-it.

Seanca u ndërpre pasi mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesë, gjatë së cilës katër persona humbën jetën.

Kongresi hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet nga një numër i vogël i të pranishmëve, të cilët mbështesin Trump dhe pretendimet e tij për “vjedhje zgjedhjesh”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re