Policia e Tiranës ka arrestuar në orët e fundit 4 persona në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.
Një nga të arrestuarit rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.
Personat e tjerë janë arrestuar për dhunë në familje, trafikim i lëndëve narkotike dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi:
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 27 vjeç, pasi në rrugën “Stavri Themeli”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim N. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë A. M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb