Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët akuzohen për dhunë në familje.

 

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 47-vjeçari me iniciale A.B, i cili ka dhunuar motrën edhe pse kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

 

Po ashtu, është arrestuar edhe 36-vjeçari me iniciale H.I që ka goditur gruan e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasin H. I., 36 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko