Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi gjatë kontrollit fizik të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, iu gjet një stemë me mbishkrimin Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar mjetin në pronësi të shtetasit G. H., dhe gjatë shoqërimit ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. M., 21 vjeç, dhe R. S., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit H. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. C., 19 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe një përforcues grushti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me trafikndarësen e rrugës dhe qepenin e një dyqani;

– D. J., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

– K. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re