Policia e Fierit ka arrestuar një 53-vjeçar i cili ka dhunuar nënën e tij. E moshuara u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Gjithashtu është proceduar një 39-vjeçar, pasi nga kontrollet në servisin e tij, në Fier, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 automjete dhe pjesë për këmbim, që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Procedim në gjendje të lirë ka nisur dhe shtetasit A. M., 31 vjeç dhe F. T., 51 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Policia e Fierit gjithashtu bën me dije se paraditen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, ka kallëzuar shtetasja E. B., se më 1  prill është larguar nga banesa, djali i saj 16-vjeç.

Ka nisur puna për gjetjen e të miturit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re