Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë në familje. Policia njofton se një 48 vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.Ndërsa një 31 vjeçar, gjithashtu banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

– F. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re