Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Rinas/ Paraqiti si dokument udhëtimi një kartë identiteti të falsifikuar, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 58 vjeç, pasi në Kombinat, tek bar-kafe bilardo, në pronësi të shtetasit F. Ll., gjatë kontrollit fizik të ushtruar,  iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive; E. H., 29 vjeç, pasi në “Misto Mame” gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit të prokurorit për shtetasin L. L., 37 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur dënimin me 2 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit R. G., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u bë arrestimi  në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” i shtetasit Sh. B., 32 vjeç, pasi në  hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhetimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re