Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Dibrës për vepra të ndryshme penale. Një 47 vjeçar është arrestuar pasi ka përplasur me makinë një shtetase të mitur në Maqellarë. Ndërsa një 35 vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale dhe procedohet penalisht një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan shtetasin M.K., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D.M., 47 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin e tij në afërsi të një marketi në Maqellarë, ka asksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase të mitur (këmbësore).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Maqellarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit Xh.K., 16 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 15-vjeçar.

Në banesën e shtetasit E.M., 31 vjeç, në fshatin Melan, janë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re