Subscribe

Opozita e bashkuar zhvilloi këtë të shtunë protestën e pestë brenda harkut kohor të një muaji. Ndryshe nga tubimet e mëprashme, protesta e sotme ishte konceptuar si një marshim, përreth godinës së kryeministirisë, si një simbolikë e rrethimit të qeverisë.

 

Ish deputeti i PD Flamur Noka ishte i vetmi i cili ju drejtua protestuesve me një fjalim, në të cilin ftoi qytetarët që ti bashkohen marshimit.

 

Protesuesit janë udhëhequr nga lideri i opozitës Lulzim Basha i cili shoqërohej edhe nga aleatët, duke i rënë dy herë rreth e përqark godinës së kryeminstrisë.

 

Skenari i protestës devijoi teksa Lulzim Basha së bashku me protestuesit u zhvendosën drejt selisë së parlamentit.

 

Por situata është tensionuar dhe protesta u perfshi nga kasoi dhe dhuna. Një grup protestuesisht tentuan të thyenin kordonin e policisë si dhe goditën me gurë e sende të tjera të forta në drejtim të uniformave blu.

 

Përballë kësaj sitiuate të tensionuar, policia është kundërpërgjigjur hedhur  gazlotsjellës.

 

Por nuk munguan edhe makinat ujëhedhëse.

 

Dhjetra protesues që shfaqën probleme me frymarrjen u strehuan në lokalet e zonës përreth.

 

Më pas turma u zhvendos drejt selisë së partisë demokratike duke shënuar mbylljen e protestës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re