Incidente të konsiderueshme gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit të Shqipërisë.

 

Dhjetëra qytetare të kësaj zone që preken nga zgjerimi i rrugës kanë sulmuar forcat e rendit të cilat kishin formuar disa kordone për të mos lejuar dëpërtimin e tyre drejt parlamentit.

 

Protestuesit kanë hedhur tymuese, fishekzjarrë, shkopa dhe sende të tjera drejt policisë.

 

Disa efektivë policisë janë lënduar gjatë përplasjeve fizike me bamorët e Unazës së Re, nga të cilat një police femër është dëmtuar nga kontakti me një fishekzjarr.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko