Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore.

Gjatë mbledhjes urgjente të mbajtur ditën e sotme (4 Qershor), u mor vendimi për të mos bojktuar vetëm seancat për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.

Vendimi u mor pas dhunimit brutal rreth 7 ditë më parë të avokatit, Sokol Mëngjesi i cili ditën e djeshme (3 Qershor) është transportuar me helikopter në Athinë ku ndodhet në intubim.

“Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që e përjetuam me shumë shqetësim e përgjegjësi, për dhunën e ushtruar ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi, që i urojmë shërim të shpejtë”, tha avokati Maks Haxhia në një deklaratë për mediat pas marrjes së vendimit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re